Kush jemi

PARIMET TONA

Veshje kualitative, të krijuara me dashuri dhe përgjegjësi nga burime lokale

Jemi të dedikuar në mbrojtjen e ambientit duke përdorur vetëm metoda të prodhimit të padëmshme për ambientin

Të dizajnuara me kujdes për të kënaqur syrin dhe ngacmuar mendjen.

Jemi në bashkëpunim të ngushtë me kompani të tjera vendore që e ndajnë vizionin tonë të përgjegjësisë shoqërore dhe mbi ambientin

ÇFARË BËJMË

PSE E BËJMË

Ne jemi një grup vajzash e djemsh nga e gjithë Kosova që jemi bashkuar në Prishtinë të punojmë e kënaqemi së bashku në Not Seven.

Not Seven është një nga projektet që e kemi shumë për zemër. Kemi krijuar një shitore në web ku veshjet tregohen bukur, me çmime të qarta, disa metoda pagesash prej PayPal dhe pagesa me Kredit Kartela Kosovare, kriptovaluat, transfer bankar, e deri në pagesa Cash në dorë kur merret malli në dorëzim. Në bashkëpunim të ngushtë me partnerë vendorë dërgojmë produktet tona gjithku në Kosovë brenda 3 ditësh.

Produktet tona janë të dizajnuara dhe prodhuara në vend në bashkëpunim me dizajnerë, prodhues dhe shtypës Kosovarë. I gjithë procesi është dizajnuar dhe zbatuar në mënyrë të përgjegjshme dhe në mbrojtje të natyrës.

Produktet e mbetura pa shitur, nuk hidhen, por u dhurohen personalisht dhe me dashuri nga ne njerëzve në nevojë. Mos hezitoni të na kontaktoni nëse dëshironi të bashkëpunoni me ne në projekte që ndihmojnë shoqërinë.

Ne e marrim seriozisht përgjegjësinë tonë shoqërore dhe jemi të hapur për bashkëpunim në nisma shoqërore, politike, ambientaliste, edukative dhe humanitare. Të ftojmë ty që je i të njejtit mendim të na kontaktosh.

Shpresojmë se do të kënaqeni me veshjet tona po aq shumë sa ne jemi kënaqur duke i krijuar ato.